Racizimi i shfaqur në stadiumin Mestalla ndaj lojtarit Vinicius Junior në sfidën mes Valencias dhe Real Madrid është shndërruar në një çështje madhore në Spanjë. Trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se kurrë gjatë karrierës së tij nuk kishte hasur në një stadium që i gjithë në kor ofendonte një lojtar për shkak të ngjyrës ndërsa nga ana tjetër, portieri Thibaut Courtois thekson se nëse Vinicius do të kishte vendosur të braktiste ndeshjes, atëherë edhe ai do të ishte larguar me brazilianin.
“Në momentin që Vinicius nisi të dëgjonte koret e tifozëve edhe mund të ishte larguar nga fusha. Nëse ai do ta bënte një gjest të tillë, unë do të isha larguar me atë.
Lexo edhe:
- Haaland, për titullin në sezonin debutues te City: Joreal, do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Nga kualifikimet europiane, te sukseset në kampionate/ Rekordet e trajnerit Ilir Daja!
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Në Spanjë nuk marrin asnjë masë, por nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur në Belgjikë atëherë do të ishte mbyllur stadiumi. Koret ishin një çmenduri totale, edhe për mua ishte një vuajtje e madhe. Njerëzit duhet të shkojnë në stadium për të festuar dhe jo për të ofenduar”, u shpreh Courtois.
