Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Në Brazil e kanë gjetur njeriun që do të pasojë trajnerin Tite në krye të “Seleçaos”

Në Brazil shpresojnë shumë te triumfi më Kupën e Botës “Katar 2022”, megjithatë Konfederata Braziliane e Futbollit vazhdon të bëjë planet e saj për të ardhmen. Vëmendja kryesore mbetet në Katar, por puna vijon për emrin që do të pasojë Tite në stolin e “Seleçaos”. Më I përfolu është Fernando Diniz.

Trajneri aktual i Fluminenses është në pozicion shumë të mirë për të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës në janar 2023. Opsioni i parë ishte Pep Guardiola, me vëllanë dhe përfaqësuesin e të cilit pati disa takime, por vështirësitë e mëdha të operacionit, sidomos ato ekonomike, kanë ulur në minimum shpresat për ta parë Pep në krye të Brazilit.

Trajnerit aktual të Manchester City, me kontratë në “Etihad” deri në vitin 2023, iu ofrua të nënshkruante deri në vitin 2026, me një pagë prej rreth 12 milionë eurosh në vit. Ishte një ofertë shumë e mirë, por që gjithsesi mbetet më e ulet se paga që përfiton si trajner i Manchester City-t.

Për presidentin e Konfederatës Braziliane të Futbollit thelbësore është të nënshkruajë një person që di të menaxhojë një grup kaq unik sa ai i “Seleçaos”. Ai beson se në vend ka profesionistë të përgatitur mirë, si Diniz.

CBF tashmë ka folur me përfaqësuesin e tij për të zbuluar pretendimet ekonomike. Trajneri aktual i Fluminense-s, për më tepër, së fundmi është vlerësuar publikisht dhe privatisht nga lojtarë po aq të rëndësishëm sa Neymar. Gjithashtu nga njerëz me rëndësi të madhe në futbollin brazilian, si legjendar Scolari, dirigjent i ekipit të Brazilit që fitoi në Kore dhe Japoni në vitin 2002. Kandidatura e tij mbetet më e favorizuara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...