Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Në Brazil janë të fiksuar, s’do guxonte kush të fliste për mua nëse do isha te Barça”

Dani Alves pritet të luajë si titullar në Brazil-Kamerun, sfidë që do zhvillohet të premten (20:00). Pesë herë kampionët e botës janë kualifikuar dhe trajneri Tite do të bëjë rotacion në takimin e fundit në grupin G.

Anësori i djathtë do të kthehet në lojtarin më të vjetër brazilian që luan në një Botëror (39 vjeç), ndërkohë që do barazojë Roberto Carlos me 125 ndeshje me fanellën seleçao. Sipër tyre qëndron vetëm ish-kapiteni Cafu (142).

Nuk ka rëndësi se çfarë turneu është, nëse është një miqësore apo një Kupë Botërore, përfaqësimi i vendit tim është diçka që më bën shumë krenar. Misioni im është të jap gjithçka për ekipin.

Në dy ndeshjet e para në grup Brazili kishte nevojë për një anësor me tipare mbrojtëse, unë jam një tip të cilit i pëlqen të sulmojë. Jam në dispozicion të trajnerit dhe Brazilit”, deklaroi Dani Alves, i cili ka një koment edhe për grumbullimin e tij.

Shumë tifozë kritikuan trajnerin Tite për marrjen e “veteranit” në Katar 2022. “Nëse do isha akoma pjesë e Barcelonës, askush nuk do kritikonte grumbullimin tim me Kombëtaren. Në Brazil janë të fiksuar pas kritikave.

Shumë njerëz flasin për moshën time, ata shprehen se nuk jam në gjendjen më të mirë, por në një Botëror nuk ka rëndësi forma që ke në skuadër, thjesht forma që kalon në Botëror. Ja pse jam këtu”, deklaroi 39-vjeçari i UNAM Pumas (Meksikë), futbollisti me më shumë trofe në historinë e futbollit.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...