Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Në Çeki shkëlqen Ducati, Dovizioso e feston me fitore garën e 100-të

Andrea Dovizioso e feston në mënyrën ideale, garën e tij të 100-të me Ducatin në Moto Gp. Piloti italian triumfoi në Çmimin e Madh të Republikës Çeke duke koleksionuar suksesin e 2-të sezonal. Një fitore e merituar kjo e Doviziosos që e dominoi garën nga fillimi edhe pse në xhirot e fundit u vu në vështirësi nga dy ndjekësit e tij më të afërt por me shumë pak të mijtat e sekondës avantazh ja doli të ruante kreun, pavarsisht spektaklit që dhuruan 3 pretendentët për suksesin final në pistë. Ishte një fitore e madhe e Ducatit ajo në pistën e Brno pasi e diela perfekte e skuadrës italiane u kompletua nga vendi i dytë i Jorge Lorenzos, i cili e parakaloi që në fillim dhe ja doli deri në fund të mbante pas shpatullave kampionin në fuqi të botës dhe kryesuesin e klasfikimit të përgjithshëm Marc Marquez të cilin sezonin e ardhshëm do ta ketë shok skuadre. Spanjolli i Hondas zyrtare u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit duke thelluar edhe me 3 pikë të tjera avantazhin ndaj Valentino Rossi në garën për titull. Doktori edhe pse bëri një nisje shumë të mirë duke u ngjitur për një moment edhe në krye të garës nuk shkoi më shumë se vendi i 4-t madje për tu renditur në këtë pozicion bëri një parakalim të guximshëm ndaj Crutchlow në kthesat e fundit, zhgënjeu totalisht Yamaha tjetër pasi Maverick Vinales u tërhoq që në fillim të garës. Cal Crutchloë, Danilo Petrucci, Johan Zarco e Daniel Pedrossa kompletuan 10-shen e parë ndërsa vetëm i 10-ti, Andrea Iannone me Suzukin e tij. Dovizioso ndërkohë me këtë fitore u ngjit në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm në kuotën 113 pikëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...