Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Në Champions pas 20 vitesh, trajneri i Newcastle ul entuziazmin: Mos prisni merkato të “çmendur”

Pas barazimit pa gola ndaj Leicester në St. James’ Park, Newcastle siguroi pas 20 vitesh kualifikimin në Champions League. “Magpies” ishin autorë të një sezoni të shkëlqyer pasi përveç rezultateve, dhuruan edhe një futboll tërheqës. Tashmë, klubin e pret hapi i radhës pasi Europa kërkon më shumë impenjim dhe cilësi.

Megjithatë, tekniku Eddie Howe pas ndeshjes me “Dhelprat” “ul me këmbë në tokë” tifozët duke theksuar se nuk duhet të presin një merkato nga ato të “çmendurat” pavarësisht se pronarët arabë të Newcastle kanë të gjithë resurset ekonomike.

Lexo edhe:

“Të them të drejtën nuk u futëm në këtë sezon për ta mbyllur kampionatin në vendin e katërt, nuk ndiheshim gati për këtë objektiv. Por, mentaliteti i lojtarëve ishte i shkëlqyer. Merkato? Ka një listë të vogël lojtarësh të cilët mund të afrojmë dhe që do të na bënin punë. Me shumë mundësi do të jetë një merkato shumë e vështirë për ne.

Kjo organikë është e mirë, kanë përballuar sfidat dhe ia kanë dalë shumë mirë edhe me ngarkesën fizike. Ajo që më mbetet peng është fakti që nuk arritëm të fitonim trofe, duhet ta realizojmë sa më shpejt edhe këtë objektiv pasi tifozët e meritojnë”, u shpreh Howe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...