Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Në Coverciano mbërrin Kampioni i Botës, trajnerët me “laps e letër” marrin leksion nga Scaloni

Në qendrën teknike të Coverciano-s do të mbahet edicioni i 31-të i “Pankinës së Artë”. Një event i cili nuk është organizuar dy vitet e fundit për shkak të COVID-19, megjithatë tashmë rikthehet. Bëhet fjalë për një nga mbledhjet më të rëndësishme në Itali duke qenë se ndahet disa çmime për trajnerët e tre ligave profesioniste në Itali.

Ndërkohë, nuk mungojnë edhe të ftuarit specialë dhe një i tillë mund të konsiderohet edhe Lionel Scaloni. Tekniku 44-vjeçar sapo është shpallur kampion i Botës me Argjentinën dhe në Coverciano do të ketë fjalën e tij ndërsa do të ketë hapësirë edhe për disa orë leksion e bashkëbisedim me kolegët e tij në futbollin italian.

Sakaq, një tjetër i ftuar special do të jetë edhe trajneri i kombëtares italiane të volejbollit, Ferdinando De Giorgi që shpalli axurrët kampionë të Botës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...