Bylis prezanton tre futbollistë, dy brazilianë dhe një portier shqiptar

Tre prezantime në një ditë te Bylis. Ballshiotët të cilët kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm deri tani në Kategorinë e Parë dhe i kanë të gjitha premisat për t’u rikthyer menjëherë në Kategorinë Superiore, në ditën që komunikuan largimin e Andi Hadroj te Partizani kanë zyrtarizuar afrimin e tre futbollistëve.
Bëhet fjalë për dy brazilianë dhe një portier shqiptar. Joao Ananais ka firmosur për 2 vite me ballshiotët ndërkohë që Rafael Barbosa i cili vjen nga Shkumbini për 2 vite e gjysmë. Portieri Oltion Haremi gjithashtu ka firmosur me Bylis teksa ka firmosur për një sezon e gjysmë.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...

