Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Në Francë garë dyshe për Zhegrovën, ekipi kampion dhe Lyon i besojnë talentit dardan

Edon Zhegrova herë pas herë shfaq copëza të klasit të tij me fanellën e Basel në Zvicër. Në këtë sezon, 22-vjeçarit i ka munguar vazhdimësia, megjithatë në tetë prezenca ia ka dalë të gjejë dy herë rrugën e rrjetës.

Këto statistika, por edhe talenti i treguar gjatë karrierës së tij, ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve franceze të Ligue 1, kampionëve në fuqi të Lille dhe Lyon. Skuadra e Lille ka humbur në këtë merkato Jonathan Ikone i cili u transferua te Fiorentina dhe shohin sulmuesin e Kosovës si njeriun e duhur për të mos humbur shkëlqimin në repartin ofensiv.

Lille është në pole position për të përfituar shërbimet e Zhegrovës, megjithatë nga ana tjetër, Lyon nuk është dorëzuar. Me një start jo të mirë të kampionatit, ata kanë nevojën për të shtuar dozën ofensive dhe fantazinë, e Zhegrova i ka kartat në rregull për çka kërkohet.

Te Lyon, Zhegrova do të gjente edhe Xherdan Shaqirin, i cili ende nuk ka pasur impaktit e pritshëm. Aktualisht, vlera e Zhegrovës në merkato sipas Transfermarkt është jo më shumë se dy milionë euro, teksa lojtari edhe një vit të mbetur në kontratë me Basel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...