Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Më në fund Matuidi zbarkon në Torino

Blaise Mattuidi zbarkon në Torino. Më në fund është arritur zyrtarisht marrëveshja mes Juventus dhe Psg, për transferimin e mesfushorit në radhët e bardhezinjve. Parizienët kishin kërkuar 25 milionë Euro për ta lënë të lirë lojtarin, ndërkohë që falë edhe ndërhyrjes së menaxharit të Matuidi, Mino Raiola, gjithcka është mbylluar për shumën e 20 milionë Eurove, plus bonuse. Thelbësorë që gjërat të mbylleshin me sukses, ka qënë dhe vendimi i mesfushorit, i cili vendosi të braktiste Psg, duke parë minutat e pakta që atij i viheshin në dispozicion, kërkon të ketë një sezon protagonisti, pasi nuk dëshiron që të mbetet dhe jashtë Kombëtares Franceze për botërorin Rusi 2018.  Blaise do të zhvillojë vizitat mjekësore si dhe do të firmosë një kontratë 3-vjecare. Mediat italiane bëjnë me dije se ai do të jetë i gatshëm në sfidën ndaj Calgierit. Përsa i përket cështjes së një qëndër mbrojtësi, Ezequeil Garay është dëshira e drejtuesv të klubit bardhezi.  Në garë për të është edhe Spartu i Moskës por, dëshira e lojtarit është transferimi tek kampionët e italisë. Me shumë gjasa në ditët e ardhshme, Juventus do të zyrtarizojë dhe afrimin e Garay.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...