Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Në fushë për 90 minuta, Eurosport vendos notën e Hysajt: Ndihmon edhe në sulm!

Lazio zhvilloi një ndeshje perfekte në stadiumin Olimpico teksa mposhti Milanin me rezultatin e thellë 4-0. Pjesë e skuadrës bardhekaltër ishte edhe Elseid Hysaj me lojtarin e kombëtares shqiptare që u aktivizua për 90 minuta të plota nga ana e trajnerit Maurizio Sarri.

Shkodrani ishte autor i një paraqitje pozitive duke ia dalë më së miri në neutralizimin e sulmit kuqezi teksa edhe Eurosport vlerësoi me një notë të lartë paraqitjen e mbrojtësit. 6.5 ishte nota e Eurosport për Hysajn ku theksohet edhe fakti që 28-vjeçari ndihmoi duke bërë detyrën e tij jo vetëm në difensivë, por edhe në aspektin ofensiv.

Hysaj, 6.5- “Luan në të majtë me Marusic në të djathtë. Messias nuk i shkakton asnjë problem dhe është autor i një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Leaos. Në këtë ndeshje ndihmon edhe në sulm”, shkruan Eurosport për paraqitjen e shkodranit.

Në këtë sezon të Serisë A, Hysaj koleksionon 15 paraqitje me fanellën e Lazios në kampionat ndërsa regjistron edhe një asist.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...