Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Në futboll ka shumë budallenj! Doja të mposhtja Juven me Palermon time”

Silvio Baldini udhëhoqi Palermon drejt rikthimit në Serie B, ndërkohë që këtë sezon provoi një aventurë të shkurtër dhe aspak të suksesshme në stolin e Perugias. 64-vjeçari ka folur rreth ideve të tij të futbollit dhe dëshirës që kishte për të mposhtur Juventusin me ekipin siçilian në Serie A.

Për mua futbolli nuk është thjesht një lojë, është një gjë shumë impenjative. Për këtë arsye, unë përpiqem të flas gjithmonë për emocionet, sepse për taktikë dhe skema flas me lojtarët.

 

Në futboll ka shumë budallenj që u vendosin një etiketë negative atyre që përpiqen të bëjnë diçka të re dhe të ndryshme, por mua nuk më intereson dhe vazhdoj rrugëtimin tim.

Kur isha trajner i Palermos, doja të shkoja në Serie A dhe të mundja Juventusin, të cilin e konsideroj si ekipin më të fortë në Itali. Dikush mendon se jetoj në përralla, por unë jetoj në realitet dhe kur shoh që gjërat nuk shkojnë largohem, sepse nuk dua të humb kot kohën time”, deklaroi trajneri italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...