Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Në garë për Kupat e Europës, Egnatia rinovon kontratën e trajnerit

Egnatia është duke zhvilluar një sezon pozitiv me skuadrën rrogozhinase që aktualisht është në vendin e tretë të renditjes në Abissnet Superiore dhe garon për një vend në Kupat e Europës. Duke parë ecurinë e mirë të ekipit, drejtuesit e klubit të Egnatias vendosën të rinovojnë kontratën me trajnerin Edlir Tetova.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubitm rrogozhinasit njoftojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me teknikun 39-vjeçar edhe për tre sezone të tjera, deri në përfundim të sezonit 2025-2026 duke i besuar plotësisht në projektin e ri.

Lexo edhe:

Njoftimi i klubit të Egnatias:

“Edlir Tetova rinovon kontratën me klubin dhe për 3 sezonet e ardhshme. Ditën e sotme, në ambientet e klubit trajneri dhe Presidenti kanë firmosur rinovimin e kontratës deri ne përfundim të sezonit 2025-2026.

Puna e mirë në krye të ekipit nga trajneri Tetova ka bërë që Presidenti t’i besoj projektin ambicioz të nisur në fillim të sezonit”.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...