Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Në Gjirokastër po rikuperojnë gabimet e verës

Në Gjirokastër dimri rezulton më efektiv për drejtuesit e klubit, të cilët po mundohen të përmirësojnë gabimet e verës. Skuadra që edicionin e kaluar habiti me lojën dhe rezultatet ka çaluar për një pjesë të mirë të edicionit, ndërkohë që fundi i 2017-ws riktheu buzëqeshjen dhe dëshirën për të bërë mirë. Për momentin, te bluzinjtë janë konfirmuar si afrime dy brazilianët, Marko Aurelio dhe Jackson Ferreira, si dhe portieri Amarildo Çekrezi. Por afrimi më i rëndësishëm mund të konsiderohet ai i qendërsulmuesit Vasil Shkurtaj, që stërvitet me skuadrën që nga shtatori, duke mos u aktivizuar për mungesë dokumentacioni. Tashmë drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë në treg për një qendërmbrojtës të mirë, në mënyrë që të rregullojnë edhe repartin e prapavijës. Me sa duket ky është një riparim i grupit të edicionit të kaluar, me Shkurtajn që po zëvendëson Reginaldon, ndërkohë që ardhja e një qendërmbrojtësi do të mbulonte boshllëkun e krijuar nga largimi i kamerunasit Edy Boyom. Në Gjirokastër kanë kuptuar se mungon fare pak për të rikthyer atë skuadër magjike, mjafton të mbulohen në mënyrën e duhur lojtarët e larguar në përfundimin e sezonit të kaluar. Në qytetin e gurtë dimri kthjellon idetë, që në verë duken të turbullta nga “temperaturat e larta”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...