Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Në Greqi mungon teknologjia dhe një gol i Francës, Griezmann bën polemikë: UEFA i ka paratë!

Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen përmbyllëse të Grupit B ndaj Greqisë në transfertë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024. Megjithatë, “gjelat” edhe mund ta kishin fituar ndeshjen teksa në të 90-tën, një pasim i Coman në zonë devijohet nga mbrojtja greke me topin që dukej sikur e kaloi vijën fatale. Por, nga gjyqtari kryesor nuk pati asnjë vendim pasi në Greqi mungonte “Goal Line Technology” që në të tilla raste është e saktë në 100% dhe nuk lë vend për mëdyshje.

Lexo edhe: 

Pas sfidës, Antoine Griezmann foli për këtë episod me francezin që nuk u përmbajt dhe nuk la pa “thumbuar” UEFA-n që sipas tij i ka paratë e mjaftueshme për të garantuar cilësinë maksimale.

“Çfarë na mungoi për ta mbyllur grupin me pikë të plota? E thjeshtë, mungoi “Goal Line Technology”. UEFA ka shumë para dhe nuk arrij të kuptoj se si në kohërat që luajmë sot nuk e dimë nëse ishte gol apo jo. Nëse ata dëshirojnë që ne të luajmë kaq shpesh atëherë duhet të bëjnë më shumë për të na siguruar cilësinë”, u shpreh Griezmann.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...