Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Në Grupin A shkëputet Vllaznia, Bylisi dhe Pogradeci kokë më kokë

Vllaznia duket se nuk ka rivalë për vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së parë. Skuadra shkodrane, që për herë të parë në histori luan në inferiore, fitoi pastër 3-0 me Vorën në “Reshit Rusi” me gola të Likës, Hajdarit dhe Zogajt, duke u shkëputur edhe më shumë nga Dinamo, që pësoi një humbje të papritur në shtëpi nga Korabi me rezultatin 0-2.

Erzeni shpërtheu me “manita” (5-0) ndaj Shënkollit, ndërsa Besëlidhja u mjaftua me një sukses minimal ndaj Ilirisë.

 

Rezultatet Grupi A

Dinamo-Korabi 0-2

Besëlidhja-Iliria 1-0

Vllavnia-Vora 3-0

Erzeni-Shënkolli 5-0

Veleçiku-Burreli

 

Në Grupin B, spikat fitorja o-2 e Bylisit në transfertë me Tomorin, sukses që mban ballshiotët në vendin e parë, ndërsa Pogradeci shkatërroi 4-1 Elbasanin. Apolonia barazoi 0-0 në transfertë me Orikun, çka tregon se fierakët janë larg synimeve për ngjitjen në Superiore, ndërsa takimi i vetëm që u mbyll në barazim (1-1) ishte Egnatia-Turbina.

 

Rezultatet Grupi B

Pogradeci-Elbasani 4-1

Tomori-Bylis 0-2

Oriku-Apolonia 0-0

Egnatia-Turbina 1-1

Besa-Lushnja

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...