Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Në hall për mesfushorë, Allegri merr lajmin e keq përpara Interit

Emergjencë në mesfushën e Juventusit. Max Allegri po përballet me mungesa të shumta në këtë repart, teksa së fundmi ka humbur edhe shërbimet e Fabio Mirettit.

20-vjeçari, i cili në “Artemio Franchi” realizoi golin e parë në Serie A dhe i dhuroi bardhezinjve fitoren ndaj Fiorentinës, ka braktisur grumbullimin me Italinë U21.

Miretti ka ndjerë dhimbje mesi dhe rrezikon derbin e Italisë kundër Interit. Juventusi pret zikaltrit e Simone Inzaghit në “Allianz Stadium” në datën 26 nëntor.

Lexo edhe: 

Dueli i zjarrtë mes skuadrave që mbajnë dy vendet e para në Serie A, do të transmetohet live në SuperSport/DigitAlb.

Problemet fizike të lojtarit të talentuar italian shqetësojnë jo pak teknikun Allegri përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Gjithsesi, Miretti do i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të mësuar më shumë rreth kohës së rikuperimit.

Me tifozët e “Zonjës” që shpresojnë që të mos jetë diçka serioze dhe futbollisti të jetë i gatshëm kundër Interit.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...