Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Në hije te Lazio, Muriqi mendon rikthimin te Fenerbahce!

Vetëm 2 gola të realizuar  në 30 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet, janë shumë pak për një sulmues si Vedat Muriqi i cili një sezon më parë shkëlqente me fanellën e Fenerbahces duke realizuar 17 gola mes Superligës turke dhe Kupës. Forma jo e mirë që ka shfaqur bomberi i përfaqësues së Kosovës në këtë sezon të parë të tijin me Lazion mund sjellë edhe largimin e tij nga kryeqyteti italian në fund të këtij sezoni. Sipas mediave turke Fenerbahce po projekton rikthimin e sulmuesit kosovar në Stamboll dhe është gati t’i propozojë Lazios huazimin e sulmuesit që verën e kaluar ia shiti për 17,5 milionë euro.

Sëfundmi Muriqi ka marrë një telefonatë nga ish-shoku i skuadrës te Fenerbahce Emre Belezoglu i cili është emëruar drejtor sportiv i verdhezinjëve nga Stambolli ndërsa aktualisht është edhe trajner i përkohshëm. Emre i ka kërkuar ish-sulmuesit të Teutës dhe Besës të riveshë fanellën e Fenerbahces për të synuar titullin kampion sezonin e ardhshëm me verdhezinjtë pasi kampionati i këtij viti po shkon në drejtim të Besiktasit. Nuk dihet nëse Lazio do ta pranojë kërkesën e Fenerbahces për huazimin e Muriqit por duke patur parasysh ngërçin psikologjik që ka kaluar 27-vjeçari në këtë sezon, Lazio mund tia japë mundësinë për t’u ringritur bomberit kosovar për ta patur në formën më të mirë pas një viti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...