Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Në huazim nga Barcelona, Arsenal kërkon t’i “vjedhë” yllin e skuadrës trajnerit Gerrard

Aston Villa pësoi një disfatë javën e fundit të Premier League teksa u mposht nga West Ham, megjithatë sezoni i skuadrës së drejtuar nga trajneri Stiven Gerrard është për t’u përshëndetur. Një ndikim të madh në përmirësimin e ekipit ka pasur edhe prurja e janarit, Philliphe Coutinho. Braziliani është në huazim nga Barcelona teksa është rikthyer në versionin e tij më të mirë dhe ka shënuar deri më tani katër gola ndërsa ka dhuruar tre asiste.

Në këtë formë, Aston Villa shpreson ta mbajë 29-vjeçarin në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa i duhet të shpenzojë 40 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Barcelona. Por, problemi më i madh është rroga e fantazistit e cila aktualisht në pjesën më të madhe të saj paguhet nga katalanasit. Ndërkaq, duke njohur vështirësitë ekonomike të Aston Villas për të përballuar një yll si Coutinho, në lojë është futur Arsenal.

Trajneri Mikel Arteta e ka identifikuar Coutinho si futbollistin e duhur për të përmirësuar repartin ofensiv dhe drejtuesit kanë nisur të planifikojnë rrugën për të kënaqur dëshirën e spanjollit. Mbetet për t’u parë nëse topçinjtë do t’ia dalin ta shfrytëzojnë fuqinë ekonomike ndaj Aston Villas, pasi në mes është edhe vetë dëshira e futbollistit brazilian i cili në më shumë se një rast ka pahuar se ndihet mirë me Aston Villën.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...