La Liga

Në Itali dështoi, sulmuesi kroat hyn në historinë e klubit spanjoll

Sulmuesi 31-vjeçar kroat, Ante Budimir ka hyrë në historinë e klubit të Osasunës, pasi është bërë i pari futbollist që arrin të shënojë në 6 ndeshje radhazi, në kampionatin spanjoll.

I transferuar te Osasuna në verën e 2020-ës, kroati rilindi, duke shënuar 11 gola në 30 takime, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola në 24 ndeshje, por interesant është fakti se 6 i ka shënuar në 6 sfidat e fundit radhazi.

Një seri golash që ka nisur më 19 mars me Levanten dhe ka vijuar më pas me Betis, Alaves, Valencia, Real Madrid dhe sot Elche, teksa ndaj këtyre të fundit Osasuna mori vetëm një pikë falë barazimit 1-1.

Kujtojmë që Ante Budimir ka një të kaluar edhe në kampionatin Italian, ku ka veshur fanellat e skuadrave si Crotone dhe Sampdoria, por pa arritur të lërë gjurmë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency