Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Në Itali e shohin Igli Taren pasues të Leonardos te Milani

Duket një lajmi pabesueshëm, por shumë u bukur për shqiptarët. Igli Tare mund të zëvendësojë Laonardon te Milani. Të paktën kështu shkruajnë medet nga përtej Adriatikut, që u referohen zhvillimeve në klubin kuqezi. Nësi “Djalli” nuk arrin të kualifikohet në Champions (asgjë nuk mund të bëjnë kuqezinjtë nëse Atalanta grumbullon të pakën 4 pikë në dy ndeshjet e fundit), i pari që do ta paguajë këtë zhgënjim do të ketë drejtuesi brazilian, që mban postin e drejtorit teknik.

E për ta zëvendësuar, grupi “Elliot” e ka gati emrin, Igli Taren, një nga më të vlerësuarit në Itali për rolin e tij.

Sipas calciomercato.com, përtej marrëdhënieve të konsoliduara prej vitesh me presidentin Lotito, ky vit nuk po shkon ashtu siç ishte parashikuar duke krijuar në disa raste edhe kontraste në qëndrimet e tyre. Vendimtare pritet të jetë edhe finalja e Kupës së Italisë, që do të luhet në mbrëmje. Në rast dështimi, ndoshta Lotito mund të heqë dorë nga Igli Tare, emri i të cilit nuk lakohet për të herë të parë në kampin kuqezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...