Itali

Në Itali sfidojnë “Katar 2022”: Nuk e ndërpresim kampionatin gjatë Botërorit

Italia dështoi për të dytin edicion radhazi që të sigurojë një biletë pjesëmarrjeje në Kupën e Botës, teksa pas Rusisë, tani nuk do të shkojë as në Katar.

Pikërisht edhe kjo mund të ketë qenë një arsye, që Asambleja e Serisë B të vendosë për të luajtur ndeshje të kampionatit edhe gjatë Kupës së Botës Katar 2022, që do të startojë në 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Asambleja e Serisë B njoftoi se nuk do të ndërpresë aktivitetin gjatë Botërorit, nisur edhe nga fakti që numër fare minimal futbollistësh, mund të jenë të ftuar të marrin pjesë në Katar.

Kujtojmë që të gjithë ligat kryesore të futbollit do të ndërpresin aktivitetin gjatë muajit të Botërorit, pasi një pjesë e mirë e futbollistëve me peshë, do të duhet t’u përgjigjen përfaqësueseve përkatëse për eventin më të rëndësishëm futbollistik të globit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency