Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Në kërkim të kthesës/ Partizani-Laçi, përballja që vlen më shumë se tri pikë

Ndeshja e futbollit, Partizani-Laci, 1-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Air Albania ne Tirane. /r/n/r/nAlbanian Superleague football match, Partizani-Laci, 1-1, played at the stadium, Air Albania in Tirana.

Java e 27-të e Abissnet Superiore rezervon një sfidë “ferri” për skuadrën e Partizanit, e cila përballë do të ketë Laçin. Kryeqytetasit, të cilët ndodhen të pestët në renditje e kanë thuajse të pamundur që të luftojnë për një vend në kompeticionet e Europës në kampionat dhe përqendrimin kryesor tashmë e kanë te kupa, me gjysmëfinalen e parë ndaj Vllaznisë të cilën e mbyllën me barazimin 0-0.

Teksa Laçi nga ana tjetër që qëndron në vend të dytë pas Tiranës kryesuese, tashmë lufton për të mbajtur pozicionin ku ndodhet, pasi dëshiron që Europën ta ketë të sigurt në kampionat, edhe pse në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë mundi Teutën me rezultatin 1-2 në “Niko Dovana”.

Ndeshjet e fundit mes “të kuqve” të kryeqytetit dhe kurbinasve, flasin më shumë për ekipin e trajnerit Mirel Josa, ku në pesë takimet e fundit kanë marrë dy fitore dhe tre barazime. Teksa në ndeshjet e luajtura si pritëse ndaj Laçit, Partizani fitoren e fundit e ka marrë në qershor të 2020 me rezultatin 1-0.

Më javët e fundit në kampionat asnjëri prej dy ekipeve nuk ka pasur ecuri pozitive, me djemtë e Dritan Mehmetit që fitoren e fundit e kanë më marrë më 2 mars, pra një muaj më parë, ndaj Kukësit, të cilën e mundën me rezultatin 5-0, që ishte edhe fitorja më e thellë e “Demave” në këtë edicion.

Edhe Laçi fitoren e fundit në Abissnet Superiore e ka marrë ndaj Kukësit, në ndeshjen e 20 shkurtit, të cilën skuadra e Josës e fitoi në shtëpi me rezultatin 3-0.

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit do të nisë në orën 17:45 në “Elbasan Arena”, ndërsa këtë përballje do mund ta ndiqni ekskluzivisht në Supersport 3.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...