Ylli i Bayern Munich, Benjamin Pavard nuk dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Gjermanisë verën e ardhshme.
Francezi ka theksuar vazhdimisht javët e fundit se është i interesuar për një sfidë të re në verë. Megjithatë, kontrata e tij me Bayern është zgjat deri në vitin 2024.
Sipas raportimeve nga Gjermania, përtej dëshirës së klubit për të zgjatur qëndrimin e mbrojtësit, vetë lojtari nuk e pranon diçka të tillë.
Pavard kaloi nga Stuttgart te Bayern vitin 2019 për 35 milionë euro. Por koha e francezit te kampionët e Gjermanisë tani duket se ka mbaruar.
Në mungesë edhe të Lucas Hernandez, bavarezët tashmë janë në kërkim të mbrojtësve të rinj dhe nuk duan të rrezikojnë të humbasin Pavard në një transferim të lirë në verën e 2024.
