Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Në këtë makinë është De Sciglio, m’u errën sytë”, mbrojtësi rrëfen sherrin me tifozët

Mattia De Sciglio mund të konsiderohet si një nga futbollistë më të pafat të viteve të fundit duke qenë se mbrojtësit të Juventus i mungon vazhdimësia si pasojë e dëmtimeve të shpeshta. Megjithatë, trajneri që i beson rregullisht, Massimiliano Allegri shtyu drejtuesit bardhezi t’i rinovonin kontratën deri në vitin 2025, teksa italiani nëse e respekton deri në fund kontratën, do të plotësonte tetë vite pjesë e torinezëve.

Por, De Sciglio ka një të shkuar edhe te Milani aty ku u formua si futbollist edhe pse në vitin 2017, u largua si një personazh i urryer nga tifozeria kuqezi. Madje, palët arritën deri në atë pikë ku u konfrontuan pas një ndeshje të prillit mes Milanit dhe Empolit. De Sciglio i është rikthyer këtij episodi ku thekson se nuk duhej të kishte reaguar kundër tifozëve, megjithatë shton se nuk mendoi shumë në momentin kur u përfshinë edhe prindërit e tij.

“Ishte një ndeshje me Empolin në San Siro, pashë nga tabela në vijën anësore dhe aty u shfaq numri im. Duhej të dilja nga fusha, në atë moment i gjithë stadium nisi të më vërshëllente dhe po festonin  zëvendësimin tim. Nuk po e kuptoja pse ishin aq shumë të irrituar me mua dhe në fakt nuk kuptova edhe pse trajneri Montella më zëvendësoi.

Ishte padyshim ky fillimi i fundit tim tek Milan, situata ishte e komplikuar edhe më parë, por kjo ishte “pika që derdhi gotën”. Isha tejet i inatosur. Pas ndeshjes, bashkohem në parking me prindërit e mi. Futem në makinë dhe bëhemi gati të dalim nga stadium, ishte rrëmujë. Babai frenon ndërsa një nga tifozët më sheh dhe lajmëron të tjerët; “Në këtë makinë është De Sciglio”. Nisën ofendimet dhe një grup i madh u mblodh përreth makinë. Babai zbret për të qetësuar turmën. Por, ata nisën të reagonin edhe më keq, në atë pikë m’u errën sytë dhe nuk pashë më.

Zbrita nga makina dhe bëra gabimin ku reagova kundër tifozëve, por nuk mund të kontrolloja të gjitha emocionet negative. Isha gabim e pranoj, por nuk mund të pranoja që në atë situatë u përfshinë edhe prindërit e mi. Ishte e tmerrshme. Te Milan më mungonte lumturia, nuk arrija të qeshja dhe isha shumë pranë të rënit në depression”, rrëfen De Sciglio.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...