Ligue 1

Në konferencë për mediat krah Al Khelaifi-t, Mbappe tregon pse zgjodhi PSG-në dhe jo Real-in

E ardhmja e Kylian Mbappe prej rreth një viti ishte një nga temat më të diskutuara në media, me Real Madrid-in që kërkonte ta afronte te “Los Blancos” sulmuesin dhe nga ana tjetër, me klubin që ka në posedim kartonin e tij Paris Saint-Germain, që kurrsesi nuk pranonte të hiqte dorë nga 23-vjeçari.

Në momentin kur u duk më afër se kurrë Real-it, Mbappe zgjodhi qëndrimin në Paris, duke i habitur të gjithë me vendimin e tij.

Këtë të hërë francezi ka dalë në konferencë për mediat krah Presidentir Nasser al-Khelaifi, ku ka zbuluar arsyet e vendimit të tij.

“Ishte një vendim i vështirë. E dija se duhej të kisha vendosur më parë, por duhej të merrja kohën time. Nuk e kam ndjerë kurrë presionin. Të gjithë e dinë që doja largimi një vit më parë, atëherë ishte vendimi më i mire për mua. Këtë herë konteksti është ndryshe, është një çështje private. Franca është vendi në të cilin dua të jetoj, është vendi im. Klubi gjithashtu dëshiron të ndryshojë shumë gjëra në nivel sportiv. Historia ime nuk ka mbaruar këtu”,-tha sulmuesi, pasi zgjodhi rinovimin deri në verën e 2024-ës me PSG-në.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency