Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Në Kosovë e bëjnë të sigurt, Llapi shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajner i Llapit në IPKO Superligën e Kosovës. Mësohet se trajneri i njohur kosovar është shkarkuar nga detyra, por edhe ende nuk ka një vendim zyrtar të drejtuesve të Llapit për këtë çështje.

Mediat në Kosovë raportojnë se lajmi është konfirmuar nga vetë Sokoli dhe nga pjesëtarë të klubit nga Podujeva. Më konkretisht, drejtori sportiv, Tahir Batatina, ua ka konfirmuar vendimin edhe lojtarëve.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, pas humbjes 2-ë të Llapit me Prishtinën, Bylbyl Sokoli i sulmua nga disa persona pranë banesës së tij.

Kujtojmë që Llapi në 9 javët e para ka grumbulluar 16 pikë nga 27 të mundshme dhe mban vendin e tretë, me 7 pikë më pak se Feronikeli kryesues. Në dy takimet e fundit u mposht pikërisht nga Feronikeli dhe Prishtina.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...