Angli

Në lojë talenti i kombëtares angleze, Liverpool parakalon Manchester City dhe Real Madrid

Pas Erling Haaland, Borussia Dortmund ka në organikën e saj një tjetër xhevahir që pritet të jetë e ardhmja e futbollit europian dhe në kombëtaren e Anglisë. Fjala është për Jude Bellingham i cili është pjesë e gjermanëve prej vitit 2020 dhe që nga ajo periudhë ia ka dalë të lërë gjurmën në Bundesliga.

Sezonin e fundit me Dortmund, 18-vjeçari regjistroi në total gjashtë gola dhe plot 14 asiste. Statistika të cilat nuk mund t’i shpëtonin Manchester Cityt, Real Madrid dhe së fundmi Liverpool.

Madje, të rejat më të fundit tregojnë se janë pikërisht The Reds ata që udhëheqin garën për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese ndërsa në këtë mes kanë përfituar edhe nga vetë dëshira e Belligham për t’u transferuar në Anfield që mesa duket preferon të luajë nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency