Ligue 1

“Në Madrid e presin Mbappe prej tre vitesh”, Leonardo: Sa të sigurt janë se mund ta marrin?

Në mbrëmjen e së shtunës, PSG fitoi zyrtarisht titullin numër 10 në Francë teksa skuadrës së drejtuar nga trajneri Mauricio Pochetino i mjaftoi edhe një barazim 1-1 ndaj Lens për të festuar. Tashmë, sezoni për kryeqytetasit konsiderohet i përfunduar ndërsa drejtuesit nisin të mendojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me të ardhmen e Kylian Mbappe me sulmuesin që prej disa sezonesh kërkohet me ngulm nga Real Madrid. Madrilenët u dukën shumë pranë nënshkrimit të yllit francez verën e kaluar dhe këtë merkato do të tentojnë sërish, tashmë për ta afruar me parametër zero. Megjithatë, te PSG nuk janë dorëzuar dhe së fundmi drejtori sportiv, Leonardo theksoi se në Spanjë e mendojnë si të kryer transferimin e Mbappe, por e vërteta është ndryshe.

“Në Madrid çdo ditë thuhet se Mbappe do të bashkohet me Real Madridin, por ata kanë tre vite që e presin lojtarin. A janë të sigurt se gjithçka po shkon sipas planit? Mua më duket se Real Madrid ndihet shumë i sigurt, por duhet të presim”, u shpreh Leonardo. Një deklaratë e cila hedh edhe më shumë hije mbi 23-vjeçarin teksa te PSG janë të gatshëm të bëjnë “çmenduri” financiare për të mos dalë të humbur nga beteja me Realin.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency