Gareth Bale kaloi tetë sezone me Real Madrid, duke fituar gjithçka në “Santiago Bernabeu”. Ylli uellsian vendosi të tërhiqej nga futbolli për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Dhe golfit, pasionit të tij të veçantë.
33-vjeçari i është rikthyer aventurës te Reali, duke treguar edhe presionin e madh që ekziston në kryeqytetin spanjoll. Bale u transferua nga Tottenhami te “Los Blancos” në shtatorin e vitit 2013 për 101 milionë euro.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Perla e Asllanit, goli i mesfushorit kuqezi në garë me yllin e Arsenalit
- Goglat të pamëshirshme për ekipet shqiptare, short ferri për Tiranën
- Rekordmenët e Turqisë dhe surpriza e Qipros, zbuloni më tepër për kundështarët e Partizanit dhe Strugës
- Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special, Gersi Troka triumfon në not
Në një rrëfim për BT Sport, Bale kujton: “Në Madrid, nëse humbje ishte sikur të vinte fundi i botës. Të kryqëzonin dhe riktheheshe në shtëpi i dëshpëruar.
Gjithsesi, kur futeshe në dhomat e zhveshjes së Realit, ti e ndjeje veten fitues. Sigurisht që ka ndikim fakti që rrethohesh nga lojtarë të mëdhenj. Mentaliteti i Realit ishte i qartë, lidhej vetëm me fitoren.
Më kujtohet finalja e parë e Champions League ndaj Liverpoolit (Reali fitoi 3-1, eurogol me roveshatë nga Bale). Po bisedoja me lojtarët e Liverpoolit përpara ndeshjes. Ata ishin nervozë.
Ne kishim një tjetër mentalitet. Thjesht shpresonim të fitonim dhe të siguronim trofeun”, theksoi Gareth Bale. I cili fitoi 15 trofe me fanellën e bardhë mbi supe.
