Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Në Mapei Stadium feston Interi, Sassuolo pëson humbjen e parë!

Pas shumë luhatjeve mes kampionatit dhe Championsit, Interi i Antonio Contes rigjen veten në Serie A. Zikaltrit u ngjitën përkohësisht në vendin e 2-të të kampionatin pasi triumfuan pastër me rezultatin e thellë 0-3 më transfertën e Mapei Stadium ndaj Sassuolos. Humbja e parë për skuadrën nga Reggio Emilia në këtë sezon, me Sassuolo që hyri si e dorëzuar në fushë përballë Interit. Pa u mbushur ende 4 minuta lojë, Alexis Sanchez shfrytëzoi asistin perfekt të marrë nga Lautaro Martinez duke kaluar në epërsi skuadrën e Contes.

Nuk vonoi dhe në të 14-ën një goditje e fortë e Vidal u devijua në rrjetën e tij nga rumuni Chiriches, autogol që i dha epërsinë e dyfishtë Interit. Pavarsisht përpjekjeve të shumta të vendasve mbrojtja zikaltër këtë herë funksionoi dhe për herë të dytë në këtë sezon nuk pësoi gol, ndërkohë që fitorja e zikaltërve u vulos në minutën e 60-të nga goli i Gagliardinit që shënoi me një goditje fluturimthi të tretin për Interin pas asistit të Darmian. Me këtë fitore Interi u ngjit në kuotën e 18 pikëve dhe pas 9 javësh ka sulmin më të mirë të Serie A.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...