Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Në Maradona del me kocka të thyera”, Allegri: Edhe 13 pikë për zonën Champions

Pas triumfit të fundit ndaj Frosinones, Juventus kërkon vazhdimësinë në transfertë ndaj Napolit. Në konferencë për shtyp, trajneri Massimiliano Allegri theksoi se skuadrës i mungojnë edhe 13 pikë për t’u kualifikuar në Champions League ndërsa sa i takon të ardhmes së tij, shtoi se atë e dinë vetëm drejtuesit e klubit.

Lexo edhe:

“Duhet të marrim rezultat pozitiv sepse u bënë pesë vite që nuk fitojmë në Napoli, muaji shkurt nuk ishte i bukur. Kemi fituar vetëm ndaj Frosinones. Shpresojmë që marsi të jetë më me fat, duhet të përmirësojmë fazën mbrojtëse sepse pësojmë shumë. Në Maradona ndeshjet nuk përfundojnë kurrë dhe nëse nuk jemi të vëmendshëm do të përfundojmë me kocka të thyera.

Kam një kontratë deri në vitin 2025 dhe drejtuesit do të ma komunikojnë nëse kanë një ide tjetër për të ardhmen. Mendoj se për të garantuar pjesëmarrjen në Champions League na duhen edhe 13 pikë”, u shpreh Allegri.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...