Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Në Meksikë janë të tërbuar, u shpenzuan shuma marramendëse për Tata Martinon dhe stafi e tij

Në Meksikë kanë zbuluar shumën totale të shpenzuar nga Federata Meksikane e Futbollit për Tata trajnerin Tata Martinon dhe për stafin e tij. Shifrat e publikuara janë skandaloze.

Gazetari David Medrano vuri në dukje për “REKORD” shumën totale që Federata i ka disbursuar Tatas dhe pjesës tjetër të stafit.

“Gerardo Martino është në listën e trajnerëve më të paguar të Kupës së Botës në “Katar 2022”, pasi Federata Meksikane e Futbollit i ka paguar më shumë se 300 milionë pesos (rreth 15 milionë euro) stafit stërvitor për procesin katërvjeçar”, shpjegoi Medrano.

Veç kësaj, vetë gazetari ka vijuar zbulojë pagesat e Federatës dhe të stafit stërvitor:

“Përveç pagës së strategut dhe ndihmësve të tij, Federata e ka mbështetur në çdo gjë. Meksika ishte një nga skuadrat e pakta që nuk zgjodhi të qëndronte në një hotel në Doha dhe zgjodhi një resort jashtë qytetit ekskluzivisht për delegacionin”.

Një tjetër shpenzim ishte për faktin se “u punësuan dy specialistë për përshtatjen e gjumit”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...