Sulmuesi i Brentford, Ivan Toney është i paqartë për të ardhmen pas interesit nga Chelsea dhe Arsenal. Sulmuesi anglez po përjeton muajt e fundit të pezullimit teksa po përgatitet për rikthimin në tapetin e gjelbër pas një mungese gjatë.
27-vjecari pritet të bëjë rikthimin e shumëpritur në janar, por është i dyzuar rreth së ardhmes. Krahas dëshirës për të qëndruar tek Brentford që i shfaqi besnikëri futbollistit dhe suport maksimal gjatë periudhës së vështirë, Toney ka edhe “tundimin” e ofertave nga londinezët e Arsenalit dhe Chelseat.
Trajneri i Brentford, Thomas Frank është prononcuar që Toney me shumë mundësi do të qëndrojë tek Brentford për pjesën e mbetur të karrierës. Megjithatë, teksa Toney hyn në 18 muajt e fundit të kontratës së tij ka njëfarë pasigurie.
Brentford e vlerëson Toneyn me 100 milionë paundë dhe drejtuesit e Brentford nuk kanë ndërmend të lëvizin nga kjo shifër, pasi Toney ka qenë padyshim lideri i skuadrës bardhekuqe, me shënimin e golave të rëndësishëm në qëndrimin në elitë.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rishkruhet historia, Shqipëria në Europian!
- Ramadani, me heroin në fanellë: Arritje e madhe, kurrë nuk jam ndier kështu
- “Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë!
- Foto/ Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!
Chelsea dhe Arsenal kanë probleme në qendër të sulmit. “Blutë e Londrës” transferuan në verë Nicolas Jackson dhe kanë në dispozicon edhe Armando Brojën, por 2-herë fituesit e Champions League kanë besim se me një sulmues me eksperiencë do të bënin më mirë.
Nga ana tjetër, Arsenali prej dy vitesh vuan dëmtimet e shpeshta të Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah, të cilët nuk kanë shfaqur vazhdimësinë e duhur në fazën e sulmit. Edhe “Topcinjtë” po ashtu janë besimplotë se me një sulmues si Toney do të kishin shanse ideale për rikthimin tek titulli kampion. Vendimi final do të merret nga vetë Ivan Toney, të cilit pas përfundimit të pezullimit nuk do t’i mungojnë dhe ofertat e tjera. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë, që sulmuesi 27-vjeçar do të mbetët sërish në Londër.
Vendimi final do të merret nga vetë Ivan Toney, të cilit pas përfundimit të pezullimit nuk do t’i mungojnë dhe ofertat e tjera. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë, që sulmuesi 27-vjeçar do të mbetët sërish në Londër.
