Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Në pension” 32 vjeç/ Dikur cilësohej talent unik, Dos Santos pa ekip prej një viti!

Giovani Dos Santos ishte vetëm 13 vjeç kur u fut në La Masia. Pesë vite më vonë debutoi me ekipin e dytë të Barcelonës, ndërsa në shtatorin e vitit 2007 erdhi ndeshja e parë me ekipin A. Meksikani cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës, ndërsa ndodhet pa ekip prej verës së vitit të kaluar, kur ndërpreu raportin me klubin meksikan të America.

Potencial i madh, aftësi teknike të shkëlqyera për të luajtur në çdo pozicion të sulmit, por edhe shumë dëmtime e abuzime gjatë karrierës që nuk u ngjit kurrë në nivelin që pritej. Pasi debutoi duke zëvendësuar Thierry Henry, Dos Santos e mbylli sezonin 2007/2008 me një tregolësh ndaj Real Murcia në triumfin 5-3. Të gjithë besonin që kishte lindur një yll i ri.

Gjithsesi, konkurrenca me Lionel Messin, rivalitet që nuk do e fitonte kurrë, dhe Bojan Krkic ndikuan që djaloshi meksikan të kërkonte largimin, pasi donte të luante rregullisht diku tjetër. Tottenham pagoi 6 milionë euro për kartonin e lojtarit ofensiv në verën e vitit 2008. Aventura në ishull nuk shkoi siç e kishte menduar. Përshtatja në Premier nuk ndodhi kurrë.

Trajneri që e kërkoi, Juande Ramos u shkarkua në tetor dhe më pas nisën huazimet me radhë të Dos Santos: Ipswich, Galatasaray and Real Santander. Trajneri Harry Redknapp kishte ankesa. Ai ishte i bindur që Dos Santos nuk po shfaqej profesionist, duke kaluar shumë net nëpër festa dhe duke shkuar me vonese në stërvitje.

Prindërit e tij me vizituan vitin e kaluar dhe ai me kërkoi falje , sepse kishte kuptuar se nuk kishte qenë fare i përkushtuar. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, por vjen me vonesë në stërvitje”, deklaronte Redknapp. Në vitin 2012 erdhi largimi nga Tottenham për t’u kthyer në La Liga. Një sezon me Mallorca dhe më pas dy sezone tepër të mira me Villareal. Të gjithë u gëzuan që u rikthye të dhuronte “show” me skuadrën e njohur spanjolle.

Por, Dos Santos i befasoi të gjithë duke zgjedhur të transferohej në MLS tek ekipi i Los Angeles Galaxy në vitin 2015, teksa ishte vetëm 26 vjeç. Katër vitet në SHBA sollën ndryshimin që priste. Dos Santos, i cili u shpall kampion botë me Meksikën U17 në vitin 2005, ishte pjekur si person.

Do të jem i sinqertë, më pëlqen të jem në shtëpi. Sapo mbaroj stërvitjen vij në shtëpi, më pëlqen të jem në shtëpi me familjen time, të jem në shtëpi me prindërit këtu dhe të shpenzoj ditën me ta. Më pëlqen shumë të shikoj filma, të lexoj libra, me të vërtetë jam një person shumë i qetë në këtë aspekt.

Mendoj se jam në një fazë të jetës sime ku e shoh jetën në një mënyrë tjetër. Po e shijoj atë në një mënyrë tjetër dhe më pëlqen të pushoj me njerëzit me të cilët dua të kaloj kohë me ta”, deklaronte Dos Santos në vitin 2018. Një vit më vonë u transferua te America dhe prej verës së vitit 2021 ndodhet pa ekip. Ndërkohë, më 11 maj do të festojë 33-vjetorin e lindjes, me urimin për të gjetur një ekip të ri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...