Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Në Phillip Island triumfon Marquez, titulli thuasje i hipotekuar

Marc Marquez fiton Cmimin e Madh të Australisë dhe merr pikë vendimtare për titullin e Botërorit të Moto GP. Piloti spanjoll i Honda-s, tashmë shkon +33 pikë nga Dovizioso i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe dy gara deri në mbyllje të sezonit. Në Phillip Island u zhvillua një garë shumë e luftuar, me vendin e dytë që shkoi për Valentino Rossin, protagonist i një tjetër garë të madhe, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit piloti tjetër Yamaha-s, Maverick Vinales. I katërti e kaloi vijën e finishit Johann Zarco, i cili rivalizoi fort deri në fund, ndërsa pas tij në vendin e pestë u rendit Cal Crutchlow, që u pasua nga Andrea Iannone dhe Jack Miller. Provë e mirë edhe për Suzukin tjetër të Alex Rins, që e mbylli i teti para Pol Espargarò dhe Bradley Smith. Vetëm vendi i 13-të për Andrea Dovizioson, që pikërisht në finish u parakalua nga Scott Redding dhe Daniel Pedrosa. Lorenzo me Ducatin tjetër, u klasifikua I 14-ti, pas Karel Abraham.

Tashmë Marc Marquezit do t’i mjaftojë të mos humbasë më shumë se 7 pikë nga avantazhi aktual që ka me Dovizioson për t’u shpallur matematikisht kampion i botos në Moto GP, në përfundim të garës së parafundit, që do të zhvillohet në Malajzi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...