Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Në podium ishin 3 Red Bull, austriakët akuzojnë Aston Martin për kopjim

Çmimi i Madh i Bahreinit në garën e parë të sezonit të ri në Formula 1, konfirmoi avantazhin që Red Bull kishte provuar gjatë testimeve me Max Verstappen që ishte i pakapshëm, teksa menjëherë pas tij u rendit shoku i skuadrës Sergio Perez. Por, po ashtu u konfirmua edhe Aston Martin që në këtë sezon duket si një nga skuderitë që do të tentojnë të marrin rezultat dhe të konkurrojnë Ferrarin apo Mercedesin.

Megjithatë, në këtë rast nuk mungojnë polemikat dhe ato vijnë pikërisht nga Red Bull-i që pretendon se është kopjuar nga Aston Martin. Kjo për shkak se disa prej inxhinierëve të Red Bull kanë kaluar te Aston Martin dhe mesa duket po vendosin në punë të njëjtat praktika që përdorën te austriakët.

Lexo edhe:

Helmut Marko, këshilltari i Red Bull e akuzoi për kopje Aston Martin në vitin 2022 kur ata zbuluan disa detaje të makinës së re. Nga ana tjetër, edhe Sergio Perez thumboi Aston Martin pas garës së Bahreinit teksa theksoi se në podium u ngjitën tre makina Red Bull. Kujtojmë se gara e radhës zhvillohet në Arabinë Saudite më datë 19 mars.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...