Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Në prag të ndeshjeve të Europës, situata në kampet e Tiranës dhe Partizanit

Tirana dhe Partizani vijojnë fazën përgatitore, me kampionët e Shqipërisë të cilët po punojnë në Antalya, ndërsa “të kuqtë” e kryeqytetit vijojnë punë në Slloveni.

“Bardheblutë” janë zhvendosur në Turqi prej 14 qershorit dhe gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar edhe tre takime miqësore në kuadër të përgatitjeve në prag të sfidës kualifikuese në Champions League.

Tirana  fillimisht e nisi këtë tur me një humbje 1-2 përballë Auto Tiraspol, e cila u pasua nga suksesi 2-0 ndaj Shkupit, ndërsa në ndeshjen e fundit të besuarit e Shehit barazuan pa gola përballë ndaj Hermannstadt. Sa i përket kalendarit të miqësoreve, Tirana do të zhvillojë një test luksi përballë Fenerbahce, ndeshje e cila do të zhvillohet më 25 qershor.

Sa i përket merkatos, deri më tani, te Tirana ka pasur përforcime, por edhe largime. Në skuadër janë afruar emra si Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Ardit Hila. Ndërkohë janë larguar emra si, Hoxhallari, Stafa, Beshiraj, Hoti, Muça dhe Toli.

Në krahun tjetër, skuadra e Dritan Mehmetit gjithashtu vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së Conference League. Në miqësoren e parë të zhvilluar, Partizani triumfoi me përmbysje përballë Mura me rezultatin 1-2, ndërsa në testin e dytë, të kuqtë u ndalën në një barazim 1-1 përballë Jardan Dekani. Sa i përket miqësoreve, Partizani do të mbyll fazën përgatitore me një ndeshje përballë Maribor-it më 29 qershor.

Sa i përket merkatos, “demat” kanë qenë shumë aktiv duke afruar në skuadër emra si, Hoti, ish-i i Tiranës, portierin Rexhepi, Telushi, Cvetanovski, Atanaskoski, ndërsa në huazim për ndeshjen në arenën europiane është edhe mbrojtësi i Kukësi, Ndreca. Sa i përket largimeve, nga Partizani janë larguar, Kote, Damcevski dhe Mirosavlejv

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...