Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Në pritje të duelit Peru-Zelandë e Re, përcaktohen vazot për shortin e Botërorit

Me kualifikimin e Australisë shkoi në 31 numri i kombëtareve që kanë siguruar zyrtarisht kualifikimin në Botërorin, Rusi 2018. Tashmë pothuajse është përcaktuar ndarja e vazove për shortin që do të hidhet në dhjetor. Megjithatë nga sfida e fundit Play-off mes Perusë dhe Zelandës së Re, me ndeshjen e parë që ka përfunduar në barazim pa gola do të varet edhe fati i disa përfaqësueseve përsa i përket vazos në të cilën do të vendosen në short. Në rast suksesi të Perusë që ka më shumë gjasa, Danimarka e sapokualifikuar do të zbresë në vazon e tretë, ndërsa Serbia në vazon e fundit pra atë të 4-t. Këto dy përfaqësuese kanë nisur të kryqëzojnë gishtat dhe që Zelanda e Re të bëjë surprizën në këtë përballje në mënyrë që të ngjiten nga një vazo më lart dhe të kenë një short sa më të favorshëm. Kur hedh një sy vazove e kupton që në Kupën do të kemi përballje të zjarrta që në fazën e grupeve, pasi Spanja bën pjesë në vazon e dytë ashtu si përfaqësuesja të tjera me emër si Uruguai, Zvicra, Kroacia, Kolumbia e Meksika. Në vazon e tretë ka gjithashtu disa skuadra të forta ku spiktain Suedia, Islanda e Kosta Rica.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...