Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Në pritje të Dzekos, Juventus vijon punën për afrimin e Moise Kean

Në pritje të Edin Dzekos, i cili pritet të vihet nën urdhrat e Andrea Pirlos në fillim të javës së ardhshme, klubi i Juventusit po mendon për të afruar edhe një tjetër qendërsulmues, që është futbollisti i rritur në akademinë e klubit bardhezi, Moise Kean.

Ky i fundit u shit një vit më parë te anglezët e Everton, ku nuk ka arritur të shndërrohet në titullar dhe ka dhënë miratimin për t’u rikthyer në kampionatin italian, ku do të bënte zëvendësuesin e parë të Dzekos.

Nga ana tjetër Juventus preferon Kean edhe për faktin se e ka më të lehtë ta përfshijë në listën e federimeve në Champions, por momentalisht bisedat me drejtuesit e Evertonit kanë ngecur.

Kjo pasi anglezët duan ta shesin njëherë e mirë sulmuesin italian, ose ta huazojnë me detyrim blerjeje, ndërsa në Torino duan vetëm një huazim të thjeshtë të Kean, duke ruajtur vetëm të drejtën e blerjes për verën e ardhshme.

Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur 17 takime me Juventusin në sezonin 2018-2019 dhe ka arritur të shënojë edhe 7 gola, ndërsa grumbullohet rregullisht edhe nga Roberto Mancini te Italia, ku ka arritur të luajë 5 ndeshje deri tani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...