Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Në pritje të mbledhjes së UEFA-s, zbulohen opsionet e mundshme për Euro 2020-ën

Nesër pasdite UEFA do të zhvillojë një video-konferencë me të 55 vendeta anëtare të saj, ku përveç situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja me shpejtësi e koronavirusit, pritet të vendoset edhe për fatin e Kampionatit Europian.

Duke qenë se janë pezulluar thuajse të gjitha ligat europiane të futbollit, do të jetë e pamundur që ato të mbyllen Brenda muajit maj dhe t’i lënë radhën Europianit 2020, të planifikuar për më 12 qershor deri më 12 korrik.

Opsioni më i pranueshëm është ai i shtyrjes së kampionatit Europian, me qëllim që ligat e shteteve të mbyllen normalisht, ashtu si edhe Liga e Kampionëve e ajo e Europës, ndërsa ky është edhe skenari më i mundshëm për t’u vendosur.

Gjasat më të mëdha janë që Kampionati Europian 2020 të shtyhet për verën e 2021-shit, por orët e fundit po qarkullon fort teza e shtyrjes së Euro 2020-ës për në dimër (23 nëntor – 23 dhjetor), ashtu siç është vendosur paraprakisht të veprohet për Botërorin 2022.

Në këtë mënyrë kampionatet do të vijonin normalisht deri në javën e parë të korrikut dhe në fund të muajit gusht do të mund të riniste sezoni i ri, për t’u ndërprerë më pas për një muaj, në favor të Europianit dhe rinisur sërish në janar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...