Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Në pritje të shpërthimit të sulmit, Spalletti rigjen mbrojtjen “bunker”

Ndërkohë që Icardi e Nainggolan nuk kanë dhënë ende më të mirën e tyre në kampionat, arsyeja që i jep buzëqeshjen Luciano Spalletit është mbrojtja solide e skuadrës së tij, pas vështirësive kundër Sassuolos e Torinos në dy javët e para.

Një sektor i cili duhej të pësonte një rinovim total, pasi nga sezoni i shkuar vetëm Skriniar ishte në lartësinë e duhur. Por, në ndeshjen me Sampdorian, për shkak të dëmtimit të Vrsajlkos dhe lënies pushim të De Vrij, i vetmi lojtar i ardhur në merkaton e verës në mbrojtje, i cili po luante në ndeshjen e së shtunës, ishte Asamoah.

E nuk është gjë e vogël që Interi nuk ka pësuar gol në atë takim, pasi Sampdoria vinte si ekipi me sulmin më të mirë në Serinë A, me 9 gola. Nga minuta e 16 deri në të 76, klubi nga Genoa nuk ka arritur të godasë asnjëherë portën, e për këtë merita është më së shumti e prapavijës, përveç mekanizmave mbrojtës, të cilët përfshijnë gjithë skuadrën.

D’Ambrosio nuk i la asnjë hapësirë Defrelit, ndërsa Asamoah e Skriniar ishin dominues ndaj kundërshtarëve. E nëse Miranda e teproi në disa raste me topat e gjatë, ai ofroi siguri në pozicionim dhe lojën në ajër.

Për sa i përket sulmit, ka akoma punë për të bërë, por aktualisht për zikaltrit është e rëndësishme që i janë kthyer fitoreve. Icardi e Nainggolan duhet të mësohen më shumë së bashku, por kjo detyrë do të jetë më së shumti edhe e Spallettit.

Ndeshja e ardhshme për Interin do të jetë të martën, kundër Fiorentinës në San Siro. Nuk do të jetë e lehtë përballë skuadre mjaft të rrezikshme, e cila aktualisht mban vendin e tretë në kampionat, e që drejtohet nga një ish-trajner i klubit milanez, si Stefano Pioli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...