Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Në Roterdam triumfon Monfils, mposht mikun e tij Wawrinka

Gael Monfils siguroi titullin e tetë në karrierë në turnetë ATP, teksa mundi në finalen e turneut të Roterdamit tenistin zviceran Stan Wawrinka. 32-vjeçari francez zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke i rezistuar goditjeve të forta të tenistit helvet, madje Monfils ia doli mbanë të kthehej në lojë, pavarësisht se u shpërfytyrua 6-1 në setin e dytë, në pothuajse gjysmë ore lojë.

Në arenën gjigante “Ahoy”, përpara 15.000 spektatorëve, numri 68 i botës e filloi mirë takimin, megjithatë tenisti parizien u mbrojt me fanatizëm dhe përfitoi në maksimum nga gabimet e shumta të 33-vjeçarit nga Lozana, për ta thyer dy herë në servis kampionin e vitit 2015.

Stan reagoi shkëlqyeshëm në setin pasardhës dhe u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa i rrëmbeu tri herë shërbimet numrit 33 të klasifikimit të përgjithshëm ATP. Wawrinka, që kryesonte 3-2 bilancin e përballjeve ndërmjet tyre, i kishte fituar dy sfidat e fundit me Gael Monfils pa humbur asnjë set, për më tepër në turne të tillë Slam si Australian Open dhe Roland Garros, gjithsesi tenisti helvet filloi përsëri festivalin e gabimeve dhe 32-vjeçari parizien e mori veten duke e ndëshkuar dy herë të tjera në servis veteranin zviceran.

Përfundimisht Monfils mbylli gjithë takimin me rezultatin 6-3, 1-6, 6-2 në 1h 42′ lojë, duke koleksionuar njëherësh edhe trofeun e parë, që pas titullit të fituar në janarin e vitit të kaluar në Doha në Katar. Tenisti francez e fitoi duelin me vetëm tri pikë më tepër sesa miku i tij, sepse për hir të së vërtetës dy tenistët njihen shumë mirë me njëri-tjetrin, pasi stërviten bashkë prej plot 14 vjetësh.

Me 500 pikët e fituara Monfils u përmirësua ndjeshëm në renditje, duke iu afrua shumë 20-shes së parë të botës, ndërsa Wawrinka në krahun tjetër me 300 pikët e finales u rikthye në 40 më të mirët e botës.

Tenisti francez që ka humbur 21 nga 29 finalet e zhvilluara në karrierë mori gjithashtu edhe çekun e majmë prej 405.000 eurosh, ndërsa sportisti helvet në krahun tjetër luajti finalen e parë që nga viti 2017, më saktë që nga takimi me spanjollin Rafael Nadal në Roland Garros.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...