Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Në Shqipëri për hakmarrje”, presidenti i Craiova kërcënon Vllazninë

Universitatea Craiova do të zbarkojë sërish në Shqipëri. Ekipi rumun u eliminua nga Laçi verën e kaluar në raundin e dytë të Conference League, teksa shorti e vuri përballë Vllazninë këtë radhë.

Dështimi përballë bardhezinjve kurbinas (0-1, 0-0) u përjetua keq në Rumani. Sorin Cartu mban postin e presidentit të Univ Craiova prej marsit të vitit 2019.

Në prononcimin për Prosport.ro, 66-vjeçari deklaroi se pret hakmarrje përballë Vllaznisë. “Jemi gati për këto dy ndeshje europiane. E mora vesh menjëherë se me kë na ra shorti në Conference League.

Tani po kërkoj informacione për këtë kundërshtar, por është e qartë që duhet të hakmerremi në Shqipëri! Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, duhet të jemi seriozë“, deklaroi në mesazhin e tij kreu i klubit rumun.

Vllaznia do të sfidojë Univ Craiova në turin e dytë të Conference League. Ndeshja e parë do të luhet në “Loro Boriçi” më 21 korrik dhe ajo e kthimit pas një jave në “Stadionul Ion Oblemenco” të Craiovës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...