Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Në “Signal Iduna” vetëm për Brojën, Milani e ka seriozisht

Armando Broja është prej kohësh në shënjestrën e Milanit, klub që pritet të bëjë më shumë se një përforcim në repartin e sulmit.

Joshua Zirkzee, por edhe futbollisti i talentuar shqiptar, kuqezinjtë i duan të dy. Dhe në “Signal Iduna Park” do të jetë i pranishëm edhe një skaut i kuqezinjve.

I cili do të ndjekë në aksion sulmuesin 22-vjeçar në duelin Shqipëri-Itali, i vlefshëm për grupin B të Euro 2024.

Lexo edhe:

Vëzhguesi i klubit historik italian do të mbajë shënim gjithçka në lidhje me Brojën. Emri i të cilit është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm në “San Siro”.

Por, tashmë interesimi është më tepër se serioz dhe te Milani e cilësojnë “yllin” shqiptar si një element të rëndësishëm për përforcimin e ofensivës së skuadrës së Paulo Fonsecas.

Sulmuesi shtatlartë është në pronësi të Chelseat, klub me të cilin Milani ka prej vitesh marrëdhënie shumë të mira. Diçka që e lehtëson transferimin e lojtarit në Milanon kuqezi.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...