Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Në Spanjë e bëjnë fakt, Barcelona dhe Lewandowski arrijnë marrëveshjen

Barcelona ia ka dalë të arrijë një marrëveshje me yllin e sulmit të Bayern Munich, Robert Lewandowskin.

“Sport” raporton se polaku do të që të lërë kampionët në fuqi të Gjermanisë për klubin katalanas, por ata duhet së pari të bindin klubin e Bundesligës që ta shesë atë.

Barça është e gatshme të paguajë 60 milionë euro që ta afrojë sulmuesin në “Camp Nou” këtë vit.

Ndërsa të shumtë ishin zërat për tentativat e klubit “blaugrana” për afrimin e Haaland apo Mbappe, duket se qëllimi i tyre paska qenë vetëm një, Lewandowski dhe ai duket se është shumë i afërt tashmë.

Megjithatë duhet theksuar se 33-vjeçari ka kontratë deri në verën e 2023-shit me bavarezët, me këta të fundit që nuk duan ta shesin polakun.

Në rast se Bayern nuk e shet atëherë Barcelonës dhe vetë Lewandowskit do u duhet të presin deri verën e ardhshme për t’u bashkuar, kjo gjithmonë nëse klubi spanjoll nuk do të shoh mundësi të tjera për të përforcuar sulmin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...