Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Në stol tek United, Maguire e kërkon klubi i madh italian

Harry Maguire mund të transferohet në Serie A. Kapiteni ka humbur postin e titullarit në qendrën e mbrojtjes së Manchester United, me trajnerin Ten Hag që po i beson dyshes Varane-Martinez.

Daily Mail shkruan se Interi po kërkon huazimin e Maguire, të cilin e sheh si zëvendësuesin e Milan Skriniar (drejt PSG-së), por lojtari i kombëtares angleze nuk dëshiron të ndërrojë ambient në këto momente.

29-vjeçari dëshiron të mbyllë këtë sezon në “Old Trafford” për të marrë një vendim përfundimtar rreth së ardhmes së tij gjatë merkatos së verës.

Maguire është mbrojtësi më i shtrenjtë i futbollit botëror pas transferimit prej 80 milionë paundësh nga Leicester City te Manchester United (2019), klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Emri tjetër që pëlqehet nga drejtuesit zikaltër për repartin e mbrojtjes është Merih Demiral, 24-vjeçari turk i Atalantës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...