Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Në super formë, por prezenca e Lautaros në derbi mbetet në pikëpyetje

Lautaro Martinez dhe Argjentina siguruan kualifikimin për në Kupën e Botës “Katar 2022” pas dy fitoreve të fundit ndaj Kilit dhe Kolumbisë, ndërsa tani sulmuesi kthen vështrimin drejt Milanos, në ethet e derbit Inter – Milan.

Lautaro po kalon një moment të shkëlqyer në aspektin personal, pasi kthehet nga kualifikueset me dy gola vendimtar, duke ndihmuar përfaqësuesen e tij të “fluturojë” drejt Katarit. Fokusi është derbi, të shtunën, por ngarkesa dhe lodhja fizike apo dhe kilometrat e shumta, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në minutazhin e tij në sfidën e së shtunës.

Pavarësisht formës së shkëlqyer të Sanchez-it, vendimtar në Superkupë dhe në Kupën e Italisë, por edhe me Kilin e tij, Lautaro mbetet zgjedhja e parë e teknikut Simeone Inzaghi, me italianin i cili gjithmonë ka shprehur hapur se Martinez qëndron në krye të hiearkisë së sulmit. Lautaro do t’i bashkohet skuadrës ditën e premte dhe nuk do të ketë shumë kohë në dispozicion për të marrë ngarkesën e duhur fizike, por gjithsesi, ai kthehet në formë dhe me dy golat e tij i ka dërguar sinjale të forta teknikut Inzaghi, por edhe kundërshtarit të tij.

Në derbin e kaluar, atë të 7 nëntorit, Lautaro gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërdoruar shansin që të kalonte në avantazh të tijtë dhe këtë herë do të kërkojë të “shkundë” rrjetën e Milan-it, ndërsa për herë të fundit “kuqezinjve” u ka shënuar në 21 shkurt 2021, në fitoren e “zikaltërve” 0-3.

Për momentin i vetmi diskutim është nëse Lautaro do të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë apo jo, një vendim të cilin tekniku Inzaghi do ta marrë në orët e fundit, përpara takimit.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...