Itali

Në telashe para Romës, Lukaku mbetet jashtë. Inzaghi ngushëllohet me rikthimin e mesfushorit

Interit i kërkohet me patjetër reagimi në ndeshjen e radhës në kampionat, atë të datës 1 tetor ndaj Romës. Zikaltërit pësuan një disfatë në sfidën e fundit të Serie A me rezultatin 3-1 ndaj Udinezes, e në këtë formë ndeshja me verdhekuqtë merr një rëndësi të veçantë edhe për fatet e trajnerit Simone Inzaghi duke qenë se në këtë fillim të sezonit, fatet e tij janë vendosur në pikëpyetje.

Për më tepër, tekniku nuk do të ketë sërish në dispozicion sulmuesin Romelu Lukaku i cili nuk është rikuperuar dhe në seancën e fundit stërvitore sërish është detyruar të punojë veçmas grupit të shokëve. Ndaj, prezenca e tij, qoftë edhe në stol për sfidën kundër kryeqytetasve duket një “mision i pamundur” dhe shpresa e vetme është të rikthehet në ndeshjen e Champions League ndaj Barcelonës të martën.

Në këtë formë, Inzaghi pritet t’i besojë dyshes Lautaro-Dzeko, ndërsa një ngushëllim për trajnerin është rikthimi i Hakan Calhanoglu që është rikuperuar dhe ndaj Romës do të jetë i grumbulluar, madje pritet të marrë minuta të konsiderueshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency