Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Në Teuta-Partizani “fiton” Vllaznia, mbyllet në paqe supersfida e javës së 16-të!

Mbyllet në paqe supersfida e javës së 16-të mes Teutës dhe Partizanit, rezultat i cili kënaqi më shumë Vllazninë që ruajti diferencën prej 9 pikësh në klasifikim ndaj të dyja ekipeve. Ishte “zjarr” dueli i Niko Dovanës që në start, me Partizanin që zhbllokoi shifrat duke marë avantazhin pas vetëm 8 minutash lojë me Jasir Asanin. Ky rezultat nuk mund të pranohej nga “djemtë e detit” me Teutën që u hodh e gjitha në sulm në kërkim të barazimit. Pas disa përpjekjesh durrsakët e gjetën golin me Blerim Krasniqin që goditi saktë pas një harkimi nga këndi. Në pjesën e dytë Teuta shpërdoroi një rast të artë me Blerim Krasniqin në minutën e 60-të, me Alban Hoxhën që ndali goditjen me kokë të sulmuesit. Në minutën e 80-të Partizani mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Valentino Muratajt, por me një lojtar më pak Partizani iu afrua në dy raste golit në minutat e fundit të ndeshjes fillimisht me Bitrin që humbi një shans të shkëlqyer me kokë dhe më pas me Eraldo Çinarin, goditja e të cilit fluturimthi u ndal nga një mbrojtës kundërshtar. 1-1 në një sfidë mes dy rivalësh të drejtpërdrejtë me Teutën e Partizanin që do të vazhdojnë ndjekjen ndaj Vllaznisë duke filluar që nga duelet e javës së ardhshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...