Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Në Tiranë do të bëjmë surprizën dhe fitojmë”, trajneri i Moldavisë kërcënon Shqipërinë 

Moldavia po përgatitet për të marrë një fitore në transfertën e Tiranës ndaj Shqipërisë dhe këtë e konfirmojnë edhe deklaratat që vijnë nga kampi moldav. Trajneri i rivalëve të “kuqezinjve”, Serghei Cleșcenco, shprehet se djemtë e tij janë të karikuar, pasi e kanë studiuar mirë kombëtaren shqiptare dhe i njohin pikat e dobëta.

Në një prononcim për faqen zyrtare të federatës moldave, Cleșcenco, beson se skuadra e tij mund të bëjë surprizën ndaj Shqipërisë dhe është i bindur se i ka cilësitë e duhura për t’ia dalë mbanë e për të ruajtur serinë e rezultateve pozitive në kualifikueset e Europianit 2024.

Lexo edhe: 

“Kemi një skuadër të re, sigurisht lojtarët vijnë në këtë grumbullim pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon të gjatë e të vështirë. Ka elementë të rinj, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri. Djemtë janë të karikuar, e kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë si të humbur në Tiranë, mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”, – ka deklaruar trajneri i Moldavisë, Serghei Cleșcenco.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...